Telegrafi

Sqarimi i “ProCredit” për plaçkitjen e armatosur sot në Lakrishte

Një plaçkitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Lakrishte në Prishtinë në afërsi të bankës “ProCredit”.

Me këtë rast banka “ProCredit” ka treguar se plaçkitja nuk ka ndodhur në degën e bankës së tyre në këtë lagje.

Lexo po ashtu Plaçkitje e armatosur në Lakrishtë (Video)

“Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar.

ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë”, thuhet në sqarimin e “ProCredit Bank”. /Telegrafi/