Një plaçkitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Lakrishte në Prishtinë në afërsi të bankës “ProCredit”.
Me këtë rast banka “ProCredit” ka treguar se plaçkitja nuk ka ndodhur në degën e bankës së tyre në këtë lagje.
“Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar.
ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë”, thuhet në sqarimin e “ProCredit Bank”. /Telegrafi/