Telegrafi

Sqarim i RTV Dukagjini lidhur me mungesën e Arban Abrashit në “Duel D”

Në lidhje me mos pjesëmarrjen e kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi, në debatin me kandidatin e VV-së, Shpend Ahmeti, në emisionin “Duel D” të RTV Dukagjini, ky televizion ka bërë një sqarim për opinion.

Sqarim nga RTV Dukagjini

RTV Dukagjini menjëherë pas raundit të parë u ka dërguar të gjitha shtabeve zgjedhore agjendën e debateve që do të zhvillohen në kuadër të Duel D.

RTV Dukagjini u ka sqaruar poashtu shtabeve që  në rast se njeri nga kandidatët nuk vjen, atëherë Duel D do të zhvillohet vetëm me njërin kandidat.

Ndërkohë, ne shprehim keqardhje për mos praninë e kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi dhe duam të njoftojmë audiencën e gjerë që Shtabi Zgjedhor i LDK-së nuk ka dërguar asnjë informate zyrtare për mospjesëmarrje të kandidatit të tyre në debat.

RTV Dukagjini do të vazhdoj agjendën e debateve ashtu siç u ka dërguar shtabeve duke e konsideruar si të mbyllur debatin për Prishtinën.

RTV Dukagjini ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shtabin zgjedhor të LDK-së dhe kemi pasur bashkëpunim të mirë.

Pas raundit të parë e deri më sot në Duel D kanë marrë pjesë këta kandidat të LDK-së: Shaip Surdulli, Mehmet Krasniqi, Sali Asllanaj, Xhafer Tahiri, Lutfi Haziri dhe Selim Kryeziu.