Telegrafi

Spursat mbesin në garë për LK

Pas një harkimi të Juan Matas nga këndi, Gary Cahill asistoi te Oscar dhe braziliani e hapi takimin (11’).

Emmanuel Adebayor pranoi një top nga Lewis Holtby për ta baraspeshuar sfidën (26’).

Fernando Torres veproi mirë nga e djathta dhe pasoi te Ramires, i cili riktheu avantazhin e vendasve (39’).

Blutë patën edhe disa raste në gjysmën e dytë, mirëpo dështuan t’i shfrytëzonin.

Dhe erdhi ndëshkimi. Adebayor e nxori në rast Gylfi Sigurdsson, i cili e barazoi sërish rezultatin (80’).

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, Chelsea mban pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Arsenali, ndërsa Tottenhami është në vend të pestë me një pikë më pak se Topçinjtë. /Telegrafi/