San Antonio Spurs e ka pësuar humbjen e 12-të këtë sezon nga Oklahoma City Thunder, me rezultat 111-92.
Në këtë ndeshje të zhvilluar në Chesapeake Energy Arena trajneri i San Antonios, Gregg Popovich, vendosi të pushojë lojtarët kryesorë si Duncan, Parker, Ginobili, Leonard dhe Aldridge – pra komplet formacioni startues.
Por, edhe pse me formacion të dytë, Spurs luftuan deri në fund, por Kevin Durant e Westbrook bënë diferencën dhe arritën të sigurojnë fitore në shtëpi.
Më i miri pa dyshim se ishte Kevin Durant me 31 pikë e 10 kërcime, teksa Westbrook regjistroi 29 pikë e tetë kërcime.
Te San Antonio shkëlqyen J.J. Simmons me 17 pikë dhe David West me 17 pikë.
San Antonio ka siguruar pozitën e dytë dhe lojtarët kryesorë po i shfrytëzon vetëm në ndeshjet në shtëpi, ku ekipi teksan po tenton ta zgjerojë edhe më shumë rekordin për fitore në shtëpi, teksa në ndeshje në udhëtim po i pushon lojtarët kryesorë në përgatitje të play offit për t’u ikur lëndimeve. /Telegrafi/