Site icon Telegrafi

SPSPK kërkon që punëtorët të punojnë me dy ndërrime, shkak temperaturat e larta

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një komunikate për media, i ka kërkuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, Inspektoratit të Punës dhe pronarët e kompanive që të kujdesen për shëndetin e punëtorëve në këto ditë kur po mbretërojnë temperaturat e larta në vendin tonë.

SPSPK thotë se edhe më herët ka apeluar që të bëhet reduktimi i orarit të punës ose puna të bëhet me dy ndërrime, para dhe pasdite.

Kjo sindikatë thotë se për çdo jetë të humbur përgjegjës do të jetë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe pronarët e kompanive.

“Shteti ka mekanizmat e vet, njëherë edhe obligimet e veta, që të merret seriozisht me këtë çështje andaj çdo humbje jete e këtyre punëtorëve përgjegjës direkt do të jetë Ministria e Punës me mekanizmat e saj dhe pronarët e kompanive”, përfundon deklarata./Telegrafi/

Exit mobile version