Site icon Telegrafi

​SPSPK: Deputetët në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, duke komentuar deklaratat e djeshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen në sektorin privat, ka thënë se deputetët përkundër faktit që thonë se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër, me mosmiratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, bëjnë vrasje direkt për ekonominë e Kosovës, e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

Kjo sindikatë nëpërmjet një komunikate, thotë se dje në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, shumë deputetë folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, bile u shprehen ashtu si u shpreh Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës para 4 vitesh, se punëtorët e këtij sektori po trajtohen si skllevër, që do të thotë se edhe vetë shteti pranoi se në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve jo që nuk investuan por për kundër ishin akter të barabartë me pronarët në diskriminimin e jetës së punëtorëve.

“Tani pushtetarët dolën hapur treguan pafytyrësinë e tyre që po i bëjnë me decenie ndaj kësaj kategorie të shtypur që po lufton për mbijetesë. Sa merr një deputet në muaj ne nuk marrim për një vit. Këta deputet në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin. A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat. Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka ber kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot”, thuhet në reagim.

Exit mobile version