Usain Bolt më nuk është atleti më i dekoruar, pasi rekordin e tij e ka thyer sprinterja olimpike Allyson Felix.
Atletja e SHBA-së e theu rekordin e xhamajkanit të dielën e fundjavës së kaluar duke fituar medaljen e 12 të artë në Championshipi në garën e përzier 4x400m.
Felix tani e mban rekordin të më së shumti medalje të fituara në një Championship.
Amerikanja është bërë atletja më e dekoruara, derisa ka fituar nëntë medalje në vrapimet e kombinuara, gjashtë nga to janë të arta.
Jo vetëm që ajo tani do të shkojë në lojërat olimpike, por në gusht të këtij viti është bërë edhe fytyra kryesore e Nikes për prezantimin e atleteve dhe veshjeve të reja.
E gjithë bota tani do të ketë rastin që ta shikojë Felixin në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokyo në vitin 2020. /Telegrafi/
Humbled🙏🏾💛 https://t.co/wJ10Ge88dz
— Allyson Felix (@allysonfelix) September 30, 2019