Telegrafi

Springsteen paralajmëron albumin e ri

Bruce Springsteen (Foto: Brian Ach/Getty Images for Bob Woodruff Foundation/Guliver)

Rokeri legjendar amerikan, Bruce Springsteen, ka paralajmëruar se më 14 qershor do ta lansojë albumin e ri me titull “Western Stars”.

I frymëzuar nga tingujt e muzikës kaliforniane të viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta, ndërsa tashmë e ka publikuar videon e këngës “Hello Sunshine” që është pjesë e albumit të ri.

Ky do të jetë albumi i 19-të me radhë i Springsteen dhe i pari në pesë vitet e fundit – njofton CNN.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bruce Springsteen

Lansimin e albumit do ta bëjë shtëpia diskografike, Columbia Records, ndërsa incizimet bazë janë bërë në shtëpinë e rokerit në New Jersey.

Në album janë përfshirë 13 këngë, ndërsa krahas New Jerseyt, incizimet janë realizuar edhe në Kaliforni dhe në New York. /Telegrafi/