Rokeri legjendar amerikan, Bruce Springsteen, ka paralajmëruar se më 14 qershor do ta lansojë albumin e ri me titull “Western Stars”.
I frymëzuar nga tingujt e muzikës kaliforniane të viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta, ndërsa tashmë e ka publikuar videon e këngës “Hello Sunshine” që është pjesë e albumit të ri.
Ky do të jetë albumi i 19-të me radhë i Springsteen dhe i pari në pesë vitet e fundit – njofton CNN.
Lansimin e albumit do ta bëjë shtëpia diskografike, Columbia Records, ndërsa incizimet bazë janë bërë në shtëpinë e rokerit në New Jersey.
Në album janë përfshirë 13 këngë, ndërsa krahas New Jerseyt, incizimet janë realizuar edhe në Kaliforni dhe në New York. /Telegrafi/