Dimrin më së vështiri e përballojmë në mëngjes, kur çdo gjë që kapim me dorë është e bërë akull
Ky sprej është zgjidhje e përsosur për xhamin e ngrirë të automobilit.
Nëse nuk keni sprej për shkrirjen e xhamit të veturës, bëjeni vetë.
E gjitha që ju nevojitet janë alkooli dhe uji, transmeton Telegrafi.
Qitni në një shishe me spërkatëse në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë).
Spërkatini xhamin e ngrirë.
Pas disa sekondave akulli do të zbutet dhe lehtë do të eliminohet, pa gërryerje të mundimshme.
Shikojeni në këtë video se si të bëni sprejin:
/Telegrafi/