Telegrafi

SPP: Policëve të angazhuar në “Lagjen e Trimave” nuk u janë paguar kompensimet dhe orët e zgjatura

Sindikata e Pavarur e Policëve (SPP) ka konstatuar një sërë parregullsish tek organet shtetërore dhe reagime nga ana e policëve që u angazhuan gjatë ngjarjeve të Kumanovës në maj të vitit 2015. Goce Dellçev Todev thotë se kompensimi prej 1000, 5000 dhe 10.000 eurove është dhënë me kritere të dyshimta: disa policë thotë ai janë kompensuar, ndërkaq disa të tjerë jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Policëve, Ministria e Punëve të Brendshme, policëve që u angazhuan në atë periudhë nuk ua ka paguar as orët kur kanë punuar jashtë orarit të punës. Nga MPB nuk dëshironin t’i komentonin këto pretendime të Sindikatës së Pavarur të Policëve. Thonë se fillimisht sektori financiar duhet të vërtetojë se a u janë paguar të gjithë policëve orët e zgjatura dhe më pas do ta informojnë publikun./Telegrafi/