Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) theksoi se Gjykata Kushtetuese e Maqedonia ia ka njohur të drejtën e ekzistimit dhe funksionimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjykata Kushtetuese ka pranuar të drejtën tonë të funksionimit si sindikatë e pavarur e policisë dhe pikërisht në vendimin me kërkesë tonën thuhet se është e papranueshme mendimi për kontestimin e nenit 4”, tha Goce Dellçev Todev, kryetari i SPP-së.
Ai kërkoi nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë që menjëherë të ndërpresë me manipulime të të punësuarve dhe i bëri thirrje kryetarit të kësaj sindikate për TV duel. Dellçev Todev gjithashtu i bëri apel ministrit të ri të Punëve të Brendshme të organizojë takim të përbashkët./Telegrafi/