Site icon Telegrafi

SPP akuzon MPB-në për mungesën e uniformave të policëve në Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Policisë sot sërish ka akuzuar MPB-në se zyrtarët policorë akoma nuk kanë uniforma.

Kryetari i SPP-së Goce Dellçev, në një deklaratë për media tha se zyrtarët policorë me vetëfinancim blejnë uniforma nga tregjet e egra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPP i ofruan mbështetje ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se në MPB janë zbuluar 40 persona të cilët kanë qenë të punësuar me diploma false dhe kërkuan nga ai punësime të kuadrove adekuat.

“I japim mbështetje publike ministrit dhe si sindikatë e pavarur kërkojmë që personat me arsim adekuat të punësohen në pajtim me rregullat e brendshme, në mënyrë që të mos kemi persona me diploma të falsifikuara”, thanë nga SPP.

Ndërsa për akuzat e SPP ka reaguar edhe MPB, prej ku thanë se gjatë periudhës së fundit janë blerë komplet uniforma për përfaqësuesit e ES3 për mjedise urbane, si dhe uniforma për mjedise rurale./Telegrafi/

Exit mobile version