Telegrafi

Spotify Video së shpejti në iOS dhe Android

Spotify Video do t’i shtohet shërbimit të kompanisë e cila merret me streaming të muzikës, ndërsa tipari i ri me sa duket do të fillojë këtë javë.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal thuhet se Spotify Video do të nisë në Android këtë javë dhe në platformën e Apple, iOS javën e ardhshme.

Shërbimi i ri i Spotify me sa duket do të jetë në dispozicion në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani dhe Suedi dhe do të ofrojë përmbajtje nga një gamë e gjerë e ofruesve, duke përfshirë BBC, ESPN, Comedy Central, Maker Studios, Vice Media dhe më shumë se kaq.