Site icon Telegrafi

Spotify vendosi një rekord të ri

Platforma e njohur e transmetimit të muzikës ka vendosur një rekord të ri për numrin e abonentëve.

Spotify është një nga platformat më të njohura për transmetimin e muzikës, dhe në raportin e fundit financiar ajo mburrej me disa rekorde të reja.

Kështu, kompania thekson se tani ka 252 milionë abonentë, që paraqet një rritje prej 12 për qind nga viti në vit, sipas raportit të publikuar së fundmi për tremujorin e tretë.

Në raport, Spotify tregon edhe rritjen e numrit të përdoruesve aktivë mujorë, i cili tani arrin në më shumë se 640 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version