Telegrafi

‘Spotify’ përgatitet të dal në bursë

Në fund të dhjetorit 2017, “Spotify” shërbimi më popullor në botë i muzikës ka aplikuar për dalje në bursë, shkruan Telegrafi.

Sipas “Bloomberg”, kjo kompani po përgatitet të dalë në bursën e Nju Jorkut në tre mujorin e parë të vitit, gjë që konsiderohet si një test i vërtet për kompaninë.

Me mbi 60 milionë parapagues me pagesë, i cili vlerësohet me 15 miliardë dollarë, gjiganti i shpërndarjes së përmbajtjeve muzikore nuk ka nevojë për financime të shtesë. “Spotify” do të lejojë aksionarët privatë të tregtojnë aksionet e tyre në bursë në vend të që nisë një ofertë fillestare publike (IPO).

Kohë më parë “Spotify” u padit nga shtëpia muzikore “Wixen”, mbi dështimin e saj për t’i licencuar veprat muzikore përpara se t’i lansonte për përdoruesit, nëse e humbet këtë betejë atëherë kompania do të detyrohet të paguajë dëmshpërblimin prej 1.6 miliardë dollarësh. /Telegrafi/