Telegrafi

Spotify me dizajn të ri në Android

Dizajni i ri i aplikacionit të Spotify përfshin sistemin e navigimit rrëshqitës, i cili gjendet në anën e epërme lart, dhe i njëjti ofron navigim të lehtë në të gjitha opsionet e ofruara në aplikacion.

Mirëpo, sipas Spotify, aplikacioni i ri nuk do të ofrohet automatikisht në të gjitha pajisjet mobile Android, pasi që fillimisht ofrohet me kompatibilitet të plotë vetëm në telefonat që janë të pajisur me Android 4.0 Ice Cream Sandwich (ICS). / Telegrafi /