Telegrafi

Spotify bën 140 milionë përdorues

Spotify është ende shërbimi më i madh në botë i transmetimit të muzikës në internet. Sot kompania njoftoi kalimin e 140 milionë përdoruesve, nga 126 milionë në fund të vitit të kaluar dhe 100 milionë një vit më parë. Pra, në një vit ka arritur të shtojë së paku 40 milionë përdorues.

Kompania nuk e ka përditësuar shifrën për numrin e abonentëve që ka, por që nga marsi ato ishin afër 50 milionëve. Kjo e bën Spotify gjithashtu shërbimin më të paguar të muzikës në botë, me konkurrentë të tillë si Apple Music që vazhdon me vetëm 27 milionë abonentë (që nga ky muaj).

Ndryshe nga shumica e shërbimeve konkurruese, Spotify ka një nivel të lirë, i cili mund të përdoret për një kohë të pacaktuar. Kompanitë e tjera të transmetimit të muzikës ofrojnë vetëm oferta provuese 1 deri në 3 muaj dhe kjo mund të ketë të bëjë me popullaritetin e Spotify.