Site icon Telegrafi

Sportisti i MMA-së diskualifikohet pasi tentoi të godasë në mënyre josportive kundërshtarin që ishte i shtrirë pandjenja në tokë

Foto: Sportbible

Fansat e MMA-së u befasuan për të keq gjatë ndeshjes mes Drew Chatman dhe Irvins Ayala në mbrëmjen e Legacy Fighting Association 36 që u mbajt në Kaliforni.

Në rundin e parë të përballjes për pesha të rënda, Ayala për një moment u nokautua, por ky nuk ishte momenti shokues.

Ishe Ayala që së pari rrëzoi Chatmanin, por ky i fundit arriti të gjejë forcën dhe me një goditje të fortë e la kundërshtarin pa ndenja.

Foto: Twitter, AXSTVFIGHTS

Deri këtu çdo gjë ishte normale për këtë sport, por teksa Ayana ishte i shtrirë në tokë, Chatmanin kërcen në shpinën e tij me dy këmbët dhe provon një lëvizje jo-sportive.

Lexo po ashtu Njihuni me sensacionin e UFC-së, i cili tashmë ka vendosur rekord për grushtin më të fuqishëm në botë (Foto/Video)

Por, për fat të mirë të Ayana, lëvizja akrobatike e Chatmanin doli huq dhe ky i fundi goditi tokën dhe jo kurrizin e tij.

Pas kësaj Chatman u pezullua nga MMA dhe u përball me kritika të mëdha të tifozëve të reaguan në rrjetet sociale, duke thënë se gjërat e tilla nuk kanë vend në sportin e tyre dhe nuk duhet të përsëriten.

Foto: The Sun

23-vjeçari më vonë kërkoi fjale, por kjo nuk e shpëtoi ai nga pezullimi 90 ditor nga Komisioni Atletik i Shtetit të Kalifornisë.

Kjo gjë i kushtoi atij me fitoren e parë në karrierë në MMA dhe kështu Ayala vazhdoi tutje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=p-pdTGASNEo

Exit mobile version