Ai luajti si “një kapës i gjerë” në një kolegj në Southern California, por “kapja më e madhe” që ai bëri ndonjëherë në jetën e tij erdhi shumë kohë pasi karriera e tij e lojës mbaroi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Phillip Blanks, 28 vjeç, i cili vrapoi drejt një shtëpie në Phoenix, më 3 korrik, për të ndihmuar.
Dhe kështu, ai arriti të shpëtojë Jameson Long nga flakët në ballkonin e katit të tretë.
“Nuk kishte shumë kohë për tu menduar. Unë thjesht reagova. Unë thjesht e bëra atë”, tha ai të mërkurën.
Blanks, i cili tani punon në industrinë e sigurisë shtoi më tej: “Unë e di se si të kap. Kam mësuar se si të kap në futboll”.
Ndërkohë, siç bëhet e ditur më tej, nëna e djalit Rachel, 30 vjeç, vdiq në flakë dhe Blanks tha: ‘Ajo është heroi i vërtetë i ngjarjes sepse bëri sakrificën përfundimtare për të shpëtuar fëmijët e saj’. /Telegrafi/