Site icon Telegrafi

Sportisti i arteve marciale e rrahu bashkëshorten, derisa ajo mbante në duar fëmijën e tyre

Nguyen Xuan Vinh është sportisti i arteve marciale, që e rrahu bashkëshorten e tij Vu Thi Thu Ly, në shtëpinë e tyre në Hanoi të Vietnamit, për arsye shumë të ulëta.

Viktima 27-vjeçare, që është lexuese e lajmeve në radio, u godit ashpër nga bashkëshorti, derisa po e mbante në duar fëmijën e tyre, që ka vetëm dy muaj, transmeton Telegrafi.

I nervozuar që ajo e vendosi televizionin nga një dhomë në tjetrën, sportisti iu kërcënua disa herë, derisa nuk hezituan as goditjet e fuqishme, nga një praktikues i fuqishëm i sportit.

Në shtëpi ndodhej edhe ndihmësja shtëpiake, por ajo ishte e pafuqishme të ndante përleshjen mes tyre.

Mjaftojnë pamjet e kamerave të sigurisë, që për Vinh të ngrihet aktakuzë, ndërsa së shpejti pritet të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version