Katër persona janë vrarë dhe tre tjerë janë plagosur gjatë të shtënave që ndodhën në Nashville, kur Travis Reinking hapi zjarr brenda restorantit “Waffle House”.
Por, tragjedinë e madhe e ka parandaluar James Shaw, 29-vjeç, i cili siç raportojnë mediat amerikane e ka çarmatosur sulmuesin, transmeton Telegrafi.
Investigation on going at the Waffle House. Scene being processed by MNPD experts. This is the rifle used by the gunman. pic.twitter.com/lihhRImHQN
— Metro Nashville PD (@MNPDNashville) April 22, 2018
Shaw, ragbist dhe pjesëtar i kombëtares amerikane, fillimisht ishte fshehur në tualetin e restorantit, por sulmuesit kishte shtënë në derë duke ia lënduar dorën.
“E kam goditur me derë dhe revolja i është bllokuar. E kam kapur dhe përplasur për tokë, dhe më pas e kam tërhequr zvarrë deri në hyrje të restorantit”, ka shtuar Shaw.
https://twitter.com/DonnaCook5/status/988117907015159808
“Më kujtohet momenti kur u fut brenda, dhe i thash vetes se ky person duhet të mundohet shumë që të më vrasë. Pata rastin ta ndalojë dhe për fat ia arrita qëllimit”, ka shtuar Shaw para gazetarëve.
“Ai është heroi ynë dhe pa dyshim se ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Nashville-it, Dod Aaron.
Policia ka njoftuar se Reinking kishte ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.
“Burri i cili besohet të jetë Travis Reinking për herë të fundit është parë afër një restorantit i veshur me pantallona të zi dhe pa bluzë”, ka konfirmuar policia.
The man that wrestled and stopped the gunman at #WaffleHouse – thank you James Shaw Jr. pic.twitter.com/EdnvcnUF3z
— Shannon Person (@SP_AllDay) April 22, 2018
Reinking, 29-vjeç, ishte futur në restorantin “Waffle House” në Nashville rreth orës 3:32 të mëngjesit, dhe kishte hapur zjarr nga pushka AR-15. Kishte arritur të godasë disa persona, por më pas i është bllokuar pushka, duke i dhënë kohë të mjaftueshme James që të reagojë dhe t’ia largojë revolen, të cilën e kishte nxjerrë dhe synonte të vazhdonte masakrën. /Telegrafi/