Site icon Telegrafi

Sportistët e Kosovës në Rio, gati për ceremoninë

Në fshatin olimpik të sportistëve në Rio ka entuziazëm të madh në prag të nisjes së Lojërave Olimpike.

KTV-ja ka folur në Rio me atletët Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu, të cilët kanë thënë se po e presin me padurim ceremoninë.

Ata janë shprehur krenarë për mundësinë e rrallë që të përfaqësojnë vendin në ngjarjen më të madhe sportive.

Të dy atletët kanë paralajmëruar se do të japin maksimumin në garat e tyre, të enjten dhe të premten.

Exit mobile version