Telegrafi

Sportingu nuk u tregua korrekt me Liverpoolin për trajnerin Amorim, anglezët u tërhoqën nga bisedimet

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, ishte prej emrave më të përfolur për të zëvendësuar Jurgen Kloppin te Liverpooli.

Sipas media angleze, se ai pritej të zyrtarizohej shumë shpejt, por marrëveshja kishte dështuar për shkak të klauzolës së lirimit të teknikut portugez, shkruan “Daily Mail”.

Thuhej se trajneri portugez do të vinte në Liverpool për 10 milionë euro, por Sporting Lisbona, ndryshoi mendje dhe në vend të 10 milionëve, kërkonte dyfishin e parave që ta linte të lirë Amorimin.

Pasi ndodhi kjo, Liverpooli u tërhoq nga bisedimet, për të arritur pastaj marrëveshje me Arne Slot të Feyenoord.

Amorim është 39-vjeçar dhe me Sporting Lisbonën ka fituar dy herë titullin e kampionit, tri herë Kupën e Ligës dhe një herë Superkupën e Portugalisë. /Telegrafi/