Sporting Lisbona është kurorëzuar si kampione e Portugalisë të martën në mbrëmje, por mund të ketë edhe më shumë lajme të mira për ‘Luanët’.
Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të famshëm që ka ardhur nga akademia e klubit dhe nëna e tij, Dolores Aveiro, është një tifoze e zjarrtë e Sportingut.
Ajo e bëri të qartë gjatë festimeve të titullit dhe ka hënë se do të përpiqet ta kthejë yllin e Juventusit përsëri në klubin ku e nisi karrierën.
We are the champions. 🤩🏆#EUSOUCAMPEÃO pic.twitter.com/fn4a2fPAYI
— Sporting CP English 🏆 (@SportingCP_en) May 12, 2021
“Unë do të flas me të [ Cristiano ] për ta sjellë përsëri”, ka thënë Dolores Aveiro nga ballkoni i saj.
Cristiano Ronaldo's mom had a lovely time celebrating Sporting's first Portuguese title in 19 years ☺️❤️ pic.twitter.com/ChbutEdnWM
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) May 12, 2021
Para shtëpisë së Ronaldo ishin mbledhur tifozë të Sportingut që kishin dalë në rrugë për të festuar titullin. /Telegrafi/