Juventusi dëshiron të vazhdojë me fitore në Ligën e Kampionëve, këtë herë ndaj Sporting Lisbonës.
Stadiumi ‘Jose Alvalade’ është një mundësi e mirë për tre pikë e radhës, po asnjëherë një mundësi e lehtë.
Fatkeqësisht vendasit do të jenë pa William Carvalhon, ndërsa për mysafirët Andrea Barzagli do të jetë në krahun e djathtë.
Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Sporting (4-2-3-1): Rui Patricio; Ristovski, Coates, André Pinto, Coentrao; Palhinha, Battaglia; Gelson Martins, Bruno Fernandes, Acuña; Doumbia.
Juventus (4-2-3-1): Buffon; Barzagli, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.
Ndeshja është në kuadër të Grupit D dhe Barcelona është ajo që prinë me nëntë pikë. Zonja e Vjetër ka gjashtë, Sportingu tri dhe pa pikë është Olympiakosi. /Telegrafi/