Telegrafi

Sporting 0–1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

(Photo by David Ramos/Getty Images)

Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës.

Në tri ndeshjet e zhvilluara, Topçinjtë kanë maksimumin e pikëve duke qenë të parët në Grupin E me nëntë pikë.

‘Viktima’ e radhës e londinezëve ishte skuadra portugeze Sporting, ku Arsenali triumfoi në udhëtim 0-1.

Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi në këtë takim sulmuesi anglez Dany Welbeck.

Welbeck, Ramsey, Gundouzi dhe Sokratis kishin nota të larta tek udhëtuesit.

(Photo by David Ramos/Getty Images)

Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe Granit Xhaka, që në këtë takim luajti një rol tjetër atë të mbrojtësit të majtë.

Lojtari me notën më të ulët në këtë sfidë ishte mbrojtësi i vendasve Coates. /Telegrafi/