Të shtunën në ora 12:00 luhet KidsTap, kuizi i dashur për fëmijë, ku fëmijët do t’u përgjigjen 10 pyetjeve për sportin, aktivitetin të cilin e duan thuajse të gjithë.
Regjistrimi është i hapur, kliko këtu për t’u regjistruar.
KidsTap është quiz interaktiv për fëmijë, i krijuar nga Gjirafa dhe Save the Children, i cili zhvillohet çdo të shtunë nga ora 12:00. Tema për këtë javë në KidsTap fëmijët është sporti, ku fëmijët do t’i kenë 10 pyetje nga sportet e tyre të pëlqyera, lojtarët dhe ekipet e sporteve të ndryshme. Nga 10 pyetje me 4 alternativa fëmijët mund të fitojnë tituj të ndryshëm si: Superhero, Gjenial apo Gjeniale, Fantastik apo Fantastike, Brilant apo Brilante.
Javën e kaluar fëmijët i kanë dërguar pyetjet për të ftuarin special të këtij edicioni. I ftuari për këtë javë është ish-basketbollisti dhe legjenda e Sigal Prishtinës, Edmond Azemi. Ai do t’u përgjijet pyetjeve të cilat i bëjnë fëmijët kurreshtarë për basketbollin.
Që fëmijët të luajnë KidsTap ata duhet të regjistrohen. Këtë mund ta bëjnë me ndihmën e prindit. Prindërit mund të futen në gjirafaKIDS dhe të regjistrojnë fëmijët duke krijuar llogari. gjirafaKIDS, platforma për fëmijë e krijuar nga Gjirafa, kujdeset për sigurinë e fëmijëve dhe sjellë prodhime edukative e argëtuese për ta.
Hapat që duhet të ndiqen për t’u regjistruar në KidsTap janë këta:
– Hyni në gjirafaKIDS.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “KidsTap”
– Nëse nuk jeni regjistruar, duhet të regjistroheni për t’u bërë pjesë e quizit.
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë
Regjistrimi veçse është i hapur, prandaj ju mund të regjistroheni qysh tani, duke klikuar këtu.
KidsTap fillon të shtunën në ora 12:00 dhe luhet në gjirafaKIDS.com.