Site icon Telegrafi

Sporteli portativ i DAP do të vizitojë shtatë komuna rurale

Sporteli portativ tatimor i Drejtorisë për të ardhura publike gjatë këtij muaji do të vizitojë shtatë komuna rurale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në 7 korrik sporteli do ta vizitojë Lozovën, më datë 15 do të jetë në Likovë, më 19 korrik në Plasnicë, më datë 20 do të jetë në Çashkë, në 21 korrik në Zhupë, më 26 korrik në Jegunovcë, ndërsa më 29 korrik në Plasnicë dhe në Zërnoc.

Vizitat do të realizohen prej orës 1o deri në orën 15, respektivisht deri në orën 14 para ndërtesave komunale të komunave të theksuara rurale.

Qytetarët dhe firmat pa e braktisur vendin e tyre të banimit/selinë, do të mund ti marrin të gjithë shërbimet tatimore dhe informatat e lidhura me to, si dhe ti dorëzojnë të gjithë paraqitjet tatimore, kërkesat dhe të ngjashme përmes sporteleve portative, si dhe të pajisen me të gjithë dokumentet të cilat i lëshon Drejtoria për të ardhura publike, njoftojnë nga kjo drejtori./Telegrafi/

 

Exit mobile version