Telegrafi

Sportelet e MPB-së në Shkup do të jenë të hapura për dhënien e dokumenteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, duke vazhduar përpjekjet për lehtësuar shërbimet publike, sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektin e Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM).

Sportelet do të jenë në dispozicion të qytetarëve nga ora 08:00 deri në 16:00, duke ofruar mundësinë për marrjen e dokumenteve të nevojshme në orar të zgjeruar.

Kjo masë vjen në kuadër të përmirësimeve të vazhdueshme për qytetarët dhe lehtësimin e procesit të marrjes së dokumenteve zyrtare. /Telergafi/