Dhjetëra gërmues të varreve janë tubuar në varrezat kombëtare, në garën e parë për hapjen e varreve. Pjesëmarrësit konkurruan në 18 ekipe nga 2 persona, dhe morën përmasat në bazë të së cilave duhej të gërmonin varrin.
Garuesit përveç shpejtësisë së gërmimit, gjykoheshin edhe në mënyrën dhe saktësinë e kryerjes së punës. Ata ishin të lirë në zgjedhjen e mënyrës së gërmimit, përveç se ndalohej që të dy të gërmonin në të njëjtën kohë.
“Ky aktivitet është organizuar me qëllim për të tërhequr të rinjtë në këtë profesion, pasi është e vështirë të zëvendësohen punëtorët në pension”, ka treguar organizatori i garës, transmeton syri.
Ekipi i cili ka përfunduar punën më shpejtë, ka fituar të drejtën e marrjes pjesë në një garë rajonale në Sllovaki në nëntor.