Telegrafi

Sponsori i ri i Barcelonës i kërkoi Manchester Cityt të vishet me fanella të kuqe!

Barcelona ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë Rakuten e cila ishte e interesuar të bashkëpunonte me Manchester Cityn, por kishte një kërkesë të parealizueshme.  

TMW shkruan se kompania japoneze e teknologjisë ishte në bisedime me klubin e Cityt për një marrëveshje bashkëpunimi.

Rakuten tashmë sponsor i Barcelonës

Por marrëveshja u prish kur Rakuten i kërkoi Cityt të veshë fanellat e kuqe dhe të shndërrojë në një Manchester United!

Kërkesa ka bërë që City ka refuzojë menjëherë marrëveshjen.

Rakuten ka tashmë marrëveshje me Barcelonën dhe klubi do të përfitojë 55 milionë euro në vit.

Pique gjatë një takimi me kreun e Rakuten para se të nënshkruhej marrëveshja

Marrëveshja flitet se është arritur me ndihmën e Gerard Piques dhe gruas së tij Shakira. /Telegrafi/