Site icon Telegrafi

SPOGJ-i paralajmëron padi penale ndaj kryetarëve të gjykatave

Sindikata e SPOGJ ka paralajmëruar padi penale kundër kryetarëve të gjykatave të cilët do t’ua shkurtojnë grevistëve rrogën për 40%, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPOGJ, vendimi i Këshillit buxhetor gjyqësor për uljen e rrogave është e kundërligjshme dhe kundërkushtetuese dhe paraqet tentim për ta thyer grevën e administratës gjyqësore.

Edhe Avokati i Popullit është duke ndjekur procedurë për ankesën e SPOGJ, pasi që bëhet fjalë për rast që ka të bëjë me realizimin e të drejtave të një numri të madh të punësuarish në shërbimin gjyqësor. Në këtë drejtim, nga Avokati i Popullit thonë se një shkurtim i rrogës së grevistëve do të thotë shkelje e të drejtës së të punësuarve./Telegrafi/

Exit mobile version