Site icon Telegrafi

S’po pritet mirë mënyra e fillimit të zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore (Video)

BenQ Digital Camera

Ligjin e miratuar para dy vjetësh, atë të sigurimeve shëndetësore, institucionet do të nisin së zbatuari duke filluar nga kontributi i qytetarëve, raporton KTV.

Sponsorizuesja i këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë, po pret një sinjal nga Qeveria për të filluar krijimin e fondit, i cili do të marrë nga 3.5 për qind të pagës së secilit qytetar të punësuar.

Për qytetarët e Republikës, të cilëve po u duhet të llogarisin në xhepin e tyre për të marrë shërbime shëndetësore kjo vlerë është e lartë.

Në pikën 10 të nenit 37 të këtij ligji thuhet se: Grumbullimi i premiumeve do të fillojë, vetëm pasi që lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor të jetë miratuar, lista e shërbimeve pa pagesë të jetë e definuar, çmimi i çdo shërbimi të kujdesit shëndetësor për atë vit fiskal të jetë i dakorduar, së paku 75 për qind e të punësuarve të kenë marrë kartelë të sigurimit shëndetësor dhe së paku 75 për qind të individëve që u përkasin kategorive të liruara, u është dhënë kartela e sigurimit shëndetësor.

Exit mobile version