Sindikata policore e Maqedonisë, njëra nga organizatat më të mëdha sindikale të policisë në vend, nga Ministri i ri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, si edhe nga udhëheqësia e re qeveritare kërkon ndryshime të mëdha në trajtimin e policëve për sigurimin e nevojave të tyre themelore për kryerjen e punëve të përditshme, si dhe për çështjen e rritjes së pagave në këtë sektor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPM vlerëson se është e domosdoshme të furnizohen me pajisje, uniforma, automjete për nevojat e policisë, të ketë përmirësim të kushteve për punë dhe të ndërmerren masa për siguri më të madhe gjatë aktiviteteve të përditshme.
Këto kërkesa u theksuan në Konferencën ndërkombëtare të sindikatave të nëpunësve policorë të shteteve të rajonit, ku gjithashtu u diskutua edhe për formimin e shoqatës e cila do të merret me problemet dhe do të ofrojë ndihmë në varësi të nevojave të sindikatave./Telegrafi/