Një papagall u arrestua në Brazil, në shtetin e Piaui.
Shpendi ishte instruktuar nga padroni i tij, një shpërndarës droge, për ta lajmëruar nëse vinte policia si dhe për të bërë postierin.
“Mami policia”, ishte fraza kyçe.
Të hënën e 22 prillit, një blic agjentësh arritën t’i kapin të dy.
Shpërndarësi tentoi të arratisej, por policia arrestoi atë dhe një grua tjetër.
Bashkë me çiftin, policët morën edhe papagallin, i cili tani ndodhet në një kopsht zoologjik vendas.
Lajmi, i bërë i ditur nga shtypi brazilian dhe “Washington Post”, u bë menjëherë viral, përcjell Shekulli.
Një gazetar brazilian tha se pas arrestimit, shpendi nuk nxori asnjë tingull, por qëndroi në heshtje.
Kjo nuk është hera e parë që një papagall përfshihet në trafikun e drogës.
Në vitin 2010, në Kolumbi, e njëjta gjë ndodhi me një zog tjetër.
Ai ishte stërvitur për të thirrur: “Vrapo, Vrapo!” në spanjisht sapo të shihte një polic.