Zyrtarë nga Porsche, kanë bërë të ditur se po punohet në gjeneratën e tretë të modelit Cayenne, pa dhënë asnjë detaj të specifikave, formën apo datën e lansimit.
Por, spiunët e AutoGuide, ia kanë dalë ta fotografojnë këtë veturë, teksa po bënte testime në një rrugë të hapur në Spanjë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse shtresa e kamuflazhit nuk lejon të shihet shumë, duke se vetura ka dallime shumë të mëdha nga paraardhësit.
‘Humbja e peshës’ është ajo që bie në sy më së shumti, meqë pjesët anësore, kapaku i pjesës së përparme si dhe tavani janë shumë të rrafshëta.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pritet të ketë ndryshime rrënjësore, në pjesën e përparme dhe atë të grillit.
Në bazë të këtyre ndryshimeve, njohësit e veturave, thonë se enterieri i këtij modeli do të jetë më i mirë se ai i Panameras që lansohet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/