Kompania amerikane VLF nuk ka qenë aq e kujdesshme dhe e ka transportuar makinën e re për në Shangai të Kinës, pa e fshehur si duhet.
Megjithëse ishte paraparë që Force 1 të prezantohej në një panair veturash, reporterët tashmë i kanë publikuar fotografit ku shfaqet nga afër, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i shihet konstrukti i makinës sportive, që pritet se do të arrijë shpejtësi të lartë, nuk dihet se çfarë fuqie ka.
Duke pasur parasysh se prodhuesi fokusohet në teknologjinë e lartë, pritet që edhe ky model t’i ofrojë shumë lehtësi shoferit. /Telegrafi/