Site icon Telegrafi

Spiunohet Mercedesi i ri që pritet të lansohet në vitin e ardhshëm (Foto)

Nurburgring të Gjermanisë është fotografuar Mercedes-AMG E63, teksa kryente disa testime në një poligon.

Ky version i E-Clasee, që është një kombinim me modelet e mëparshme GLC dhe GLE, është thënë se do të lansohet gjatë vitit të ardhshëm, pa u dhënë detaje të mëtutjeshme.

Për dallim nga modeli i vjetër, që shpenzonte 5.5 litra për njësi, ka mundësi që E63 e cila ka motor twin-turbo, të shpenzojë një litër më pak për njësi.

Në krahasim me veturat tjera, ky model pritet të arrijë deri në 600 kuajfuqi.

Kjo makinë me pamje të përparme mjaftë të egër, pritet të ketë frena të forta nga qeramika e karbonit.

Me eksterier që ka një formë katërkëndëshe me linja të prera, besohet se kjo veturë do të ketë edhe një sistem të rregulluar mirë të motorit.

Mirëpo, të gjitha këto pritet të mësohen në fillim të vitit të ardhshëm, kur do të lansohet kjo veturë.

Exit mobile version