Kjo lë të kuptohet se kemi një makinë me ndezje të brendshme, apo edhe hibrid.
Para dy muajsh, spiunët e makinave e kishin parë modelin e ri E-Class, derisa testohej nën një shtresë të madhe kamuflazhi, transmeton Telegrafi.
Dritat e përparme duket se ishin huazuar nga A-Class, ndërsa pjesën e pasme ngjante shumë me modelin e tanishëm.
Së fundmi, fotografët e kapën E-Class derisa kishte ndaluar të mbushje me derivate, teksa po testohej në një zonë të mbuluar nga bora në Suedi.
Megjithëse duket se është tërësisht i zbuluar, ka sërish shtresa kamuflazhi që ia fshehin pothuajse tërë elementet dalluese, por grilli, duket se do ta ketë të njëjtin.
Mercedes E-Class ri ri, me ndryshime që pritet të jenë të mëdha, do të lansohet më 2020. /Telegrafi/