Site icon Telegrafi

Spiunia ruse mund të lirohet në janar

Shtetasja ruse Maria Butina, e cila u arrestua në SHBA nën dyshimin se punonte si agjente sekrete për qeverinë ruse, mund të lirohet nga burgu në janar, tha sot babai i saj Valery Butina në Moskë.

Butina tha një konference shtypi se avokati i vajzës së tij po zbaton një strategji që synon lirimin e Butinës në janar.

Sipas raporteve të mëparshme, zyrtarët e burgut zgjatën periudhën e Butinit në izolim deri më 25 dhjetor, transmeton TASS.

Butina, e cila akuzohet se punon si agjente sekrete për qeverinë ruse, pranoi më 13 dhjetor se ishte fajtore për një pjesë të akuzave para gjykatës amerikane.

Ajo u diplomua në Universitetin e Uashingtonit dhe punoi si një aktiviste për të drejtën e përdorimit të armëve. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version