Blogeri rus Alexander Belenkiy ka udhëtuar për rreth 500 kilometra përgjatë kufirit të Kinës me Korenë Veriore duke rrezikuar të qëllohej apo ndalohej si një “agjent i armikut”, duke fotografuar pjesë brenda Koresë së Veriut, pamje të veçanta të kësaj diktature të ashpër.
Në disa qytete, vetëm shtëpitë më të afërta të kufirit janë fotografuar, duke pasqyruar gjendjen edhe të ndërtesave të banimit atje, përcjell Telegrafi.
Diku tjetër ka fshatra me shtëpi të vogla, por pa rrugë të mira, vetëm disa rrugë të pluhurosura – dhe dritaret me plastikë, në vend të xhamit.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një moment, rojet kufitare të Koresë së Veriut edhe kishin ndezur zjarr në ajër, në përpjekje për të ndaluar blogerin që të fotografonte realitetin e jetës në këtë ferr komunist. /Telegrafi/