Site icon Telegrafi

„Spiuni“ para Apelit, PSP duhet ta ndërmerr rastin, Prokuroria e lartë të tërhiqet

Para Gjykatës së apelit në Shkup, sot do të ketë edhe një përpjekje për të mbajtur seancë të hapur për rastin “Spiuni”, i cili anulohet tashmë disa herë, nga korriku i vitit të kaluar për arsye të ndryshme. Sot duhet të paraqitet një prokuror nga Prokuroria Speciale Publike dhe ta ndërmerr rastin, ndërsa Prokuroria e lartë publike e cila nuk u paraqit në gjykimin e kaluar, pritet tërësisht të tërhiqet nga rasti, informon Svedok, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga qëndrimi i PSP në masë të madhe do të varet nëse lënda do të kthehet në gjykim të serishëm dhe nëse ka dëshmi të reja që burojnë nga bisedat e përgjuara.

Në „Spiuni“ janë dënuar më tepër persona për spiunim dhe për shoqërim kriminal. Raportues për lëndën është Zoran Dimitrievski ndërsa kryetar i Këshillit është kryetari i gjykatës, Liljana Ivanovska Shopova./Telegrafi/

Exit mobile version