Site icon Telegrafi

Spiunët kinezë rritin operacionet kundër Australisë, SHBA dërgon disa marinarë atje

Spiunët kinezë raportohet se kanë rritur përpjekjet e tyre për spiunazh, ndërsa synojnë të hyjnë në sekretet ushtarake dhe strategjike të Australisë.

Sipas burimeve nga The Daily Telegraph, Kina po vëzhgon me vëmendje ushtrinë australiane – veçanërisht në det dhe në ajër.

Paralajmërimi për spiunazh vjen në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve të dy vendeve, sidomos edhe më shumë nga pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Tani për tani, ka më shumë oficerë të inteligjencës së huaj dhe përfaqësuesit e tyre që veprojnë në Australi sesa në kulmin e Luftës së Ftohtë – dhe kanë si qëllim për të shkaktuar dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Australisë”, paralajmëroi ASIO (Australian Security Intelligence Organisation), Organizata Australiane e Inteligjencës.

Dhe ndërsa tensionet ndizen, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë 1.200 marinsa në Australi.

Ministrja e Mbrojtjes Linda Reynolds tha se vendosja demonstronte marrëdhënie të ngushtë të Australisë në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version