Jo, nuk është komplot filmik, por është kronologjia e ngjarjeve që është përshkruar në artikullin e ‘New York Times’, ku pohohet se agjentët e inteligjencës izraelite i kanë zënë spiunët rusë duke e përdorur softuerin ‘Kaspersky Lab’ për të kërkuar në miliona kompjuterë amerikanë për të dhëna të inteligjencës së SHBA-së.
Raporti shpjegon se ekipi izraelit faktikisht kishte hakuar sistemet e softuerit Kaspersky, dhe pastaj kishte zbuluar se ky softuer po përdorej nga hakerët rusë për të ‘gërryer’ informacione në programet e inteligjencës të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Kjo ka qenë e mundur si pasojë e një gabimi i cili u ka mundësuar rusëve të shohin emra të fajleve të dokumenteve të cilat kishin qenë duke u skanuar nga sistemi i antivirusit.
Prestigjiozja ‘New York Times’ thotë se ekipi i inteligjencës izraelite ka treguar detaje sa i përket vëzhgimeve të zyrtarëve amerikanë, dhe kjo ka shpirë që Departamenti i Sigurisë t’ia ndalojë qeverisë së SHBA-së përdorimin e softuerëve rusë për çështje të sigurisë. /Telegrafi/