Spitfire Festival mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht 2022, duke bashkuar kështu ROCK grupet e njohura, fansat dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.
Ky festival synon që ta vazhdojë traditën e rockut në Kosovë, e cila i ka fillet nga vitet e 60-ta, duke e përcjellë këtë kulturë te të rinjtë e të gjitha komuniteteve përmes përfshirjes më të madhe të bendeve të reja të rock skenës kosovare.
Në Spitfire Festival po ashtu do të marrin pjesë rock bende nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.
Festivali do të zgjasë tri ditë radhazi, me performanca të bendeve të reja, por edhe të bendeve më të famshme në Kosovë e rajon, si: Koncerti treditor, me njëzetë (20) rock e metal bendet më të njohura, do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Performancat do të zgjasin prej 25 deri në 100 minuta dhe do të përcillen nga DJ të po të njëjtit zhanër.
Emra të tjerë që do të jenë pjesë e këtij koncerti përfshijnë: Crossbones, Pinkmetal, Frisson, Gima, Trampolinë, Station Innermost, Epoka 94, Zëada, Telikput, Gillespie, Koha, Oktappa, RedKnots dhe Masters of Mind.
Kujtojmë që Spitfire Festival është ri-brendimi i festivaleve Metal United Ëorld Ëide, Rock United dhe Metal United, të cilat janë mbajtur në vitet 2018 dhe 2019. Këto festivale janë anuluar gjatë viteve 2020 dhe 2021, për shkak të pandemisë.
Festivali gjithashtu pritet të përsëritet çdo vit nën të njëjtën moto “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.
Biletat/Tickets for Spitfire Festival mund t’i blini KËTU.
Për më shumë informata/pyetje rreth organizimit ju lutemi na vizitoni në webfaqen tonë, Facebook apo Instagram.