Telegrafi

Spitali Specialistik i Syrit “KUBATI” dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Shoqatës Down Syndrome Kosova, znj. Sebahate Beqiri zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është shumë i mirëseardhur, e cila tregon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë pasur mes vete deri më tani.

“Ne si shoqatë dhe si komunitet jemi shumë falënderues ngase këto shërbime që ofrohen brenda këtij Spitali sado pak ju lehtësojnë prindërve të këtyre fëmijëve sfidat me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë. Para së gjithash, Spitali ka treguar një përgjegjësi të lartë sociale ndaj komunitet të prekur me Sindromën Down”, znj. Beqiri.

Edhe pse fëmijët me Sindromën Down kërkojnë një përkujdesje më të veçantë, menaxheri i këtij Spitali z. Arton KUBATI tregon se trajtimin e tyre i gjithë personeli e bëjnë me shumë kënaqësi.
“Fëmijët me Sindromën Down janë pacientët më të dashur për neve. Kërkojnë një përkujdesje më të veçantë, por kur është qëllimi i mirë për neve është kënaqësi të punojmë më ta dhe këtë e kemi bërë për shumë vite”, u shpreh z. Kubati.

Spitali Special i Syrit KUBATI, tash pesë vite ka ofruar shërbime specialistike falas për komunitetin e prekur me Sindromën Down dhe zotohet se këtë do ta ofrojë edhe në të ardhmen.