Spitali klinik i Shtipit ka ngelur pa disa aparate, ndërkaq shëndetësia zhytet në borxhe që arrijnë deri 120 milion euro, në nivel shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mjekët janë nën trysninë e kërcënimeve. Ata nuk kanë kushte për punë. Social-demokratët reagojnë se katër aparate në spitalin e Shtipit janë në defekt, përfshi edhe kompjuterin e ri tomografik. Kjo bën që pacientët të kërkojnë shërbime në qytete tjera, ose në Shkup.
Nga ana tjetër, Tv Telma bën të ditur se spitali i Shtipit pranon se aparaturat janë në defekt, duke shtuar se tenderët për këto aparate tashmë janë të hapur. Gjithashtu, spitali mohon se ka krizë insuline, megjithatë pohon se ka sasi të kufizuar, kurse është porositur insulinë shtesë./Telegrafi/