Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dalë jashtë rrugës afër Slavonski Brod.
Deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
Drejtori i spitalit rajonal në Slavonski Brod, mjeku Josip Samarxhiq ka folur rreth gjendjes së pasagjerë të lënduar, transmeton Telegrafi.
“45 persona janë pranuar në spital gjatë mëngjesit, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë të autobsit kosovar. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt mjeku, raporton index.hr.
Ai më tutje ka deklaruar se më gjërësisht publiku do të informohet rreth orës 11:30 kur do të mbahet konferenca për shtyp.
Ndryshe, tashmë ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq duke ofruar ndihmë gjersa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh. /Telegrafi/